Humb jetën pushuesi në Plazhin e Vjetër të Vlorës

Një pushues ka humbur jetën në Vlorë. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës, 08:10, në lagjen “1 Maji”, Vlorë, në vendin e quajtur “Plazhi i vjetër”.

Shtetasi K. P., rreth 80 vjeç, banues në Vlorë, dyshohet se ka pësuar “arrest kardiak” dhe për pasojë ka humbur jetën.

Të lidhura

None found

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe të shkakut të humbjes së jetës së 80-vjeçarit.


Shtuar 15.07.2023 10:14