Humb jetën në mes të rrugës taksisti në Tiranë

Një taksist ka humbur jetën në Tiranë ndërsa ishte duke drejtuar mjetin e tij. Sipas infomacioneve të para 61-vjeçari A.Z duke drejtuar mjetin e tij taksi ka humbur ndjenjat dhe më pas jetën.

Dyshohet për vdekje natyrale.

Njoftimi:  

Më datë 20.04.2023, rreth orës 16:15, te mbikalimi te Kthesa e Kamzës, shtetasi A. Z., 61 vjeç, duke drejtuar mjetin tip taksi ka humbur ndjenjat. Stafi i ambulancës ka konfirmuar se ka ndërruar jetë dhe paraprakisht dyshohet për vdekje natyrale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/AlbEu.com/

 


Shtuar 20.04.2023 17:29