Një efektiv policie ka humbur jetën dyshohet për shkaqe natyrale.
Burime për Panorama bën me dije se viktima është efektivi me iniciale XH. Ç i cili ka ndërruar jetë për shkak të infarktit në zemër.
Mësohet se polici ka qenë në banesë kur është ndier keq dhe si pasojë humbi jetën.
Efektivi ka qenë jashtë orarit të shërbimit.