Hoxha: Udhëheqësi i SPAK-ut i raporton vetëm Ambasadës Amerikane dhe Thesarit Amerikan

Gazetari nga Shqipëria Artan Hoxha, ka folur në “Pressing” të T7 për Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit Dhe Krimit Të Organizuar (SPAK).

Ai ka thënë se ky institucion mund të ketë prokurorë që mund të kenë afërsi me ndonjë palë.

Por thotë se drejtuesi i SPAK i raporton vetëm ambasadës amerikane dhe departamentit të thesarit të SHBA-ve.

“SPAK brenda vetës a ka prokurorë që mund kenë afimitete ose afërsi me njërën palë ose tjetrën, edhe mund të ketë. Por drejtuesi i SPAK sot është njeri i pakontrullueshëm nga askush, i vetmi institucion që komunikon lirisht me të është ambasada amerikane dhe departamenti i thesarit të SHBA-ve”, ka thënë ai. /Gazeta Express


Shtuar 13.12.2023 22:20