Horror në Greqi, nëna me partnerin vranë djalin e saj 7-vjeçar dhe e fshehën në verandë për 5 vite

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një nënë, pasi ka vrarë të birin e saj 7-vjeçar, e ka fshehur trupin e tij në kutinë e veglave në verandën e shtëpisë.

Nëna “Medea” vrau djalin e saj 7-vjeçar së bashku me partnerin e saj polak dhe për pesë vjet të tëra e fshehu trupin e tij në kutinë e veglave në verandën e shtëpisë së tyre.

Ditën e sotme, pak orë më parë, nëna greke dhe i dashuri i saj polak u arrestuan, ata pranuan aktin e tyre dhe pritet të dërgohen në prokurori. Historia e tmerrshme fillon pesë vjet më parë.

Kur djali 7-vjeçar u zhduk dhe nëna greke pretendoi se fëmijën e kishte babai i tij, në Poloni. Por policia nuk është bindur, ka hetuar rastin dhe kur ka marrë vesh se fëmija ishte varrosur në një kuti mjetesh në verandën e banesës në rrugën Astypaleas në Kypseli, kanë vënë në pranga nënën dhe partnerin e saj.

Lajmi u bë i ditur në mediat greke./albeu.com/


Shtuar 12.02.2022 15:19