DASHI: Për të lindurit në shenjën e Dashit priten ndryshime në sferën e dashurisë. Një ndjenjë e fjetur mund të zgjohet, ose të merrni një mesazh të papritur. Më guximtarët do të përjetojnë marrëdhënie të zjarrta. Ndërsa çiftet që janë bashkë prej kohësh do të kalojnë çaste të bukura. Tani është periudha më e përshtatshme për të bërë pushime ose udhëtime jashtë vendit. Ata që janë në marrëdhënie pune, i presin të reja pozitive. Do të merrni një telefonatë ose një mesazh që nuk duhet humbur, që mund t’ju ndihmojë në rrugën tuaj të suksesit! Mos lini pas dore aktivitetin fizik.
DEMI: Së bashku me partnerin tuaj do të përjetoni emocione të reja. Me siguri që surprizat nuk do të mungojnë. Nëse doni të keni sukses, duhet të përvishni mëngët. Ata që punojnë pa pushim, ndonjëherë duhet ta stakojnë spinën për të rifreskuar idetë. Frymëzimi do të vijë, kur të mos tregoni vetëpërmbajtje. Bëni kujdes në ngarjen e makinës, mos u shpërqendroni dhe mos ecni mbi shpejtësinë e lejuar. Mbani në kontroll tensionin e gjakut dhe nivelin e oksigjenit. Në këto kohë që të gjithë e kanë ulur vigjilencën ndaj COVID, duhet të përpiqeni të tregoheni më të zgjuar dhe më largpamës.
BINJAKËT: Kush është beqar mund ta gjejë veten në një situatë të çuditshme ose do të takohet me një të dashur të vjetër. Nëse është kjo e fundit, rrezikoni që të përjetoni sërish vuajtjet e së kaluarës. Çiftet në krizë do të mund të çlirohen nga ky ngërç që i ka zënë. Ose mbyllini njëherë e mirë historitë e së kaluarës, ose shëroni plagët që ju mundojnë ende. Në aspektin profesional keni shumë përgjegjësi, por kjo ndodh se nuk organizoheni mirë. Delegojeni një pjesë të punës, merrni ndihmës ose kontaktoni specialistë. Ata që janë në pension ose kanë përfunduar provimet do të përjetojnë një javë çlodhëse dhe plot emocione.
GAFORRJA: Ata që janë të vetëpunësuar ose që merren me punë krijuese, kanë për momentin të ardhura të pakta. Mos e mbingarkoni veten, merrini gjërat lehtë dhe përfitoni nga ky moment për të bërë një shkëputje. Ju nuk mund të vazhdoni të punoni me të njëjtin vrull. Në vend që të ndiqni një pasion tjetër, mund të zbuloni se ju pëlqen puna që bëni dhe ta ktheni atë në një biznes fitimprurës. Sido që të jetë, përpiquni të ushqeheni më mirë dhe të mos i dorëzoheni jetës sedentare. Këtë javë do të jetë e pamundur t’ju rezistosh… Çiftet e reja që kanë ndër mend të krijojnë familje, të bëjnë kujdes më datë 13 korrik.
LUANI: Në planin sentimental situata paraqitet e qëndrueshme. Horoskopi javor do t’u buzëqeshë çifteve dhe zemrave të vetmuara. Një takim premtues do të jetë i mundur, por do të ndodhë në çastin më të papritur. Shëtitni jashtë pasdite vonë ose në mbrëmje, por jo deri në agim. Nëse jeni me pushime, është mirë që ta shkëputni spinën, por edhe të respektoni ritmin tuaj biologjik. Do të jeni të hapur ndaj gjërave të reja. Ata që janë në marrëdhënie pune do të përballen me problemet dhe stresin e ditës. Merrini gjërat ngadalë dhe shijojeni jetën.
VIRGJËRESHA: Dashuria do të ketë një rëndësi të madhe këtë javë deri më 17 korrik. Jeni në pritje të diçkaje që po vonon të vijë. Në fakt do të jetë një javë me ngjarje të papritura, vonesa e deri edhe keqkuptime. Jini vigjilentë, sidomos kur jeni në timon. Mos e ekspozoni veten ndaj rreziqeve të panevojshme dhe vazhdoni të veproni me maturi dhe zgjuarsi. Lëshojuani radhën të tjerëve dhe mos e ulni veten. Dikush mund t’ju befasojë! Ruhuni nga rrezet e forta të diellit dhe kushtojini vëmendje ndryshimeve klimatike. Pini sa më shumë lëngje dhe bëni kujdes me dietën.
PESHORJA: Të gjitha problemet po marrin zgjidhje, horoskopi i javës 11-17 korrik ju buzëqesh. Jeta juaj sentimentale do të lulëzojë. Tani është periudha më e përshtatshme që çiftet e dashuruara të hedhin hapin e madh. Për beqarët parashikohen dashuri me shikim të parë dhe lidhje afatshkurtra. Kujdes nga tradhtitë, veçanërisht nëse i dashuri juaj është larg jush. Daljet në shoqëri nuk do të mungojnë dhe nuk do të dëshironi gjë tjetër veçse të shijoni një picë të mirë në ajër të pastër dhe të largoni mendjen nga të gjitha ato shqetësime që ju kanë torturuar javët e fundit. Do të mendoni për një person që nuk është më pranë jush.
AKREPI: Kujdes nga mushkonjat dhe insektet, do të jetë mirë të pastroni ambientin e shtëpisë. Shmangni daljet në diell dhe sforcimet e panevojshme. Bëni kujdes me dietën, gjithçka në dobi të shëndetit. Konsumoni sa më shumë fruta, perime dhe lëngje. Shmangni sheqernat, kripërat dhe të skuqurat. Mbrëmjet do t’i kaloni jashtë shtëpisë dhe në këtë rast do t’ju lejohet ta prishni paksa regjimin. Ata që janë në marrëdhënie pune mund të marrin detyra të reja ose të mbyllin një biznes të caktuar. Përpara vjeshtës mund të rinovoni një kontratë. Ecni më shumë dhe lexoni shumë.
SHIGJETARI: Gjërat mund të mos shkojnë dhe aq mirë në sferën e ndjenjave, veçanërisht nëse nuk keni dashurinë dhe mirëkuptimin e partnerit. Ndoshta nuk ekziston më ajo romanca e dikurshme ose keni pasur debate së fundmi. Gjatë javës do të keni mundësi të sqaroheni. Jeni të martuar me punën tuaj, ndoshta dëshironi të arrini maja shumë të larta dhe t’ia kaloni konkurrencës. Kjo është diçka e mirë, por mos e bëni në dëm të shëndetit tuaj. Merreni veten me të mira, bëni trajtime në parukeri ose tek estetisti dhe mos harroni kurrë kremin kundër diellit. Yjet ju këshillojnë të mos krijoni marrëdhënie të ngushta me njerëzit që nuk i njihni mirë.
BRICJAPI: Puna ka qenë në qendër të vëmendjes tuaj dhe kjo ka penalizuar dashurinë. Gjatë javës mundohuni që ta ndreqni këtë dhe të organizoni diçka të bukur dhe romantike për partnerin. Në rastin e lidhjeve të largëta, mundohuni të mos bini pre e tundimit për të bërë tradhti. Ata që janë vetëm mund të përjetojnë lidhje pasionante. Në sferën profesionale mund të hasni pengesa, prandaj merrni masat. Shtyjeni çdo rinovim kontrate deri në vjeshtën e ardhshme dhe mos ndërmerrni hapa të tjerë. Ulini ritmet dhe rikarikoni bateritë tuaja mendore dhe fizike. Pica, daljet, noti në det, të qeshura dhe shumë argëtim janë receta për t’u ndjerë më mirë.
UJORI: Kjo është java e pushimit. Pas gjithë tolerimeve që keni bërë, tani mund të merrni frymë lirshëm dhe të keni më shumë liri veprimi në sferën profesionale. Keni shpenzuar shumë para, prandaj duhet të tregoheni më të kujdesshëm me financat tuaja. Këtë vit ka nga ata që do të duhet të heqin dorë nga pushimet për të kursyer para dhe nga ata që do të duhet të përdorin alternativa krijuese për të përballuar jetesën. Bëni kujdes që zhgënjimin tuaj të mos ua përcillni familjarëve. Ofertat e mundshme duhen kapur fluturimthi. Jeni një shenjë aktive, ndaj nuk e duroni dot idenë e pritjes. Të reja interesante ju presin. Kujdesuni për dietën tuaj dhe shmangni daljet në orët e vona.
PESHQIT: Ju shquheni si njerëz të shkathët, ndaj këtë javë të korrikut do ta përballoni me shpirtin e një luftëtari. Mundësitë për sukses nuk do të mungojnë, por duhet të angazhoheni më shumë. Bëhuni më lozonjarë dhe mos e nënvlerësoni veten. Ata që janë në një marrëdhënie të qëndrueshme mund të ndihen të gatshëm të bëjnë një hap më tej dhe të planifikojnë diçka të re. Për sa i përket punës, keni hasur në disa pengesa që mund t’i kaloni vetëm me këmbëngulje. Nëse të ardhurat janë pakësuar, ndoshta është koha për të bërë ndryshime dhe të mbyllni bizneset jofitimprurëse. Do të keni mbështetjen e familjarëve dhe do të kaloni kohë cilësore me ta. Shijojeni jetën dhe kujdesuni për fizikun tuaj.