HOROSKOPI/ Cila është shenja më me fat këtë fillim jave

Dashi
Duket se tranziti i yjeve në qiellin tuaj është i favorshëm, sidomos me Mërkurin, efekti i të cilit do të jetë konsistent në aspektin e punës dhe në sektorine parave. Mjaft interesant erosi.

Demi
Edhe për ju që i përkisni kësaj shenja yjet janë pozitivë në përgjithësi, por duhet të tregoni shumë kujdes në planin ekonomik, pasi nuk arrini dot të kontrolloni shpenzimet. Mirë shëndeti.

Binjakët
Me Mërkurin në një orbitë të poërshtatshme nga njëra anë dhe me Afërditën që vazhdon t’ju simulojë, nuk do ta keni aspak të vështirë të arrini rezultate pozitive si në punë, ashtu dhe në dashuri.

Gaforrja
Paqëndrueshmëria juaj sot do të vijë në rritje, për shkak të kontrastit në shenjë ndërmjet Saturnit dhe Uranit. Megjithatë, është një gjendje e përkohshme dhe shpejt do të gjeni një ekuilibër.

Luani
Në përgjithësi të lindurit e kësaj shenje janë të favorizuar nga yjet, por kujdes, sepse mund të mjaftojë një hap i pamenduar mirë për të prishur gjithçka. Raporte disi të ndera me të tjerët.

Virgjëresha
Pas një periudhe relativisht të qetë, duket se vjen momenti për t’u përballur me një moment të vështirë, të cilin do ta kaloni me sukses edhe në sajë të ndihmës së dikujt. Mirë erosi.

Peshorja
Sot duhet të tregoni kujdes, sidomos në marrëdhëniet me njerëzit e afërt, për shkak të ndikimit negativ të dyshes Afërditës-Hënë në shenjë. Mjaft aktivë në punë por shepnzoni pa kriter.

Akrepi
Pritet një ditë mjaft intensive (Marsi sot është në një pozicion interesant) dhe duket se sot nuk do të keni kohë as të merrni frymë. Por sa sadisfaksion kur rezultatet ju japin të drejtë, apo jo?!

Shigjetari
Jupiteri sot duket se do te jete “ylli juaj i mirë” në shenjë, pas do t’ju bjë të jeni shumë të qartë në mendime dhe shumë të zellshem për të punuar. Ambiciozë e kërkues ju bën Hëna.

Bricjapi
Sot janë të gjitha gjasat për një ditë shumë aktive e me shumë intensitet në planin profesional, por që në sajë të rezultateve të pritshme, do t’ju bëjnë të ndjeheni mirë edhe në atë sentimental.

Ujori
Me një mori planetesh që ju mbështesin sot është vërtet më vështirë të humbasësh se të fitosh, por jo gjithçka varet nga qielli. Hëna ju rrit nervozizmin por nga ana tjetër ju bën edhe magjepsës.

Peshqit
Edhe për ju, kuadri ujor duket se do të jetë e mirë, me mbështetjen e Marsit dhe Mërkurit, të cilët do të bëjnë që të jeni më të qetë shpirtërsiht. Si gjithmonë, jeni shpenzues të pashërueshëm.


Shtuar 3.05.2021 08:06