Horoskopi 8 tetor 2022: Çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë

Dashi

Ndryshe nga sa mund ta kishit menduar, planetët nuk do ju sjellin fat gjatë kësaj dite dhe shumë gjëra nuk do ju ecin si do i dëshironit. Për ju të dashuruarit e sotmja pritet të jetë e stuhishme. Mund të debatoni me partnerin edhe për gjërat më elementare në dukje pa ndonjë rëndësi të madhe. Ju beqarët do keni personalitet të fortë dhe nuk do bini pre e çdo taktike joshjeje. Në punë do mundoheni të bashkëpunoni me persona me vlera, por gjërat nuk do jenë aq të lehta. Për financat është një ditë mjaft e favorshme dhe ju mund të bëni edhe transaksione ose të shlyeni borxhet.

Demi

Do jeni mjaft realistë gjatë kësaj dite dhe nuk do bëni aspak gjëra të nxituara. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë mjaft sensuale. Shpesh do ndiheni aq mirë në krahët e partnerit tuaj saqë do ju duket sikur nuk jeni në realitet. Ju beqarët do e harxhoni kohën me gjëra të kota dhe nuk do i përkushtoheni aq sa duhet kërkimit të dashurisë. Në punë duhet të jeni më largpamës dhe nuk duhet të mjaftoheni me pak. Po bëtë më tepër përpjekje keni për të arritur vërtet shumë lart. Në planin financiar gjendja ka për të qenë përgjithësisht e qëndrueshme.

Binjakët

Ecni me plane dhe me prioritete gjatë kësaj dite sepse përndryshe do ndiheni keq shumë shpejt. Nëse keni një lidhje, duhet të lini çdo gjë tjetër pas dore dhe t’i përkushtoheni atij që keni në krah. Nëse nuk e bëni këtë ka rrezik që marrëdhënia mes jush të fillojë të ftohet dalëngadalë. Ju beqarët do keni dashuri me shikim të parë dhe rrahjet e zemrës do jenë të forta nga të dy palët. Urani do ju mbështesë fort në punë dhe do ju bëjë më ambiciozë. Do jeni të pandalshëm dhe do filloni projekte të reja. Nëse me shpenzimet nuk tregoheni aspak të matur e të kujdesshëm, shumë shpejt keni për të mbetur me xhepat bosh.

Gaforrja

Nuk do jeni aspak në humor sot dhe herë pas here do jenë emocionet negative ato që do mbizotërojnë. Kujdes me çdo hap që do hidhni. Nëse keni lidhje, jeta juaj do ketë disa probleme. Gjithsesi merrini gjërat shtruar dhe mos u alarmoni. Çdo gjë mund të zgjidhet nëse keni dëshirën e mirë. Ju beqarët kësaj here do bini në dashuri. Duhet të përgatiteni për ndryshime të rëndësishme në jetën tuaj. Në punë nuk do keni sukses të paparë, por në fakt disa gjëra do vihen në vijë dhe do ndiheni më të qetë. Saturni do iu ndihmojë mjaft me financat. Çdo gjë do vijë duke u rregulluar dhe ju do ndiheni më të qetë.

Luani

Do keni ndryshime të shpeshta humori gjatë kësaj dite dhe do ndryshoni mendim nga një moment në tjetrin. Në disa raste as vete nuk do e dini se çfarë doni. Për ju që keni një lidhje, Urani edhe pse do dojë shumë t’iu bëjë të lumtur nuk do mundet dot. Do keni keqkuptime e zënka me partnerin dhe këto do ju prishin gjithë ditën. Për ju beqarët dashuria do kalojë në planin kryesor. Mund të keni edhe dashuri me shikim të pare dhe emocionet do iu pushtojnë. Në punë do keni shumë gjëra për të bërë. Gjeni mënyrën t’iu thoni edhe jo eprorëve për diçka që do ju kërkojnë, por pa i mërzitur ata. Maturia në fushën e financave nuk është aftësia juaj. Mundohuni të ndryshoni, përndryshe gjërat do përkeqësohen.

Virgjëresha

Me ndihmën e Hënës dhe Neptunit do mundoheni të jeni të drejtë dhe t’i bëni gjërat sa më mirë sot. Nëse keni një lidhje Venusi do iu bëjë të tregoheni më të ëmbël dhe më të ngrohtë me partnerin. Mundohuni të bëni edhe ndonjë gjë të veçantë për ta ndryshuar pak rutinën. Ju beqarët do keni shumë mundësi për të takuar personin ideal, por duhet të dilni e jo të mbylleni në vetvete. Në punë do jeni gjithë kohës në veprim. Vërtet mund të lodheni pak, por rezultatet që do merrni më pas do ju bëjnë të kuptoni se ja ka vlejtur çdo gjë. Jupiteri do iu mbrojë në planin financiar, ndërsa Urani dhe Neptuni do iu sjellin më tepër fat. Përfitoni sa më shumë nga kjo ditë.

Peshorja

Ditë përgjithësisht e qetë dhe pa probleme pritet të vijë. Pasdite mirë do ishte të bënit një bilanc të gjithçkaje. Të influencuar nga Saturni, ju që keni një lidhje, do bashkëpunoni më shumë me partnerin tuaj. Ai do dijë si t’iu bëjë të ndiheni mirë dhe të lumtur. Nëse jeni beqarë, falë Marsit do keni mundësi për një takim shumë të veçantë. Në jetën tuaj do ndizet pasioni i dashurisë. Në punë gjërat do ju rrjedhin shumë mirë dhe nuk do jetë e nevojshme të bëni sakrifica. Praktikat e ndjekura për të arritur qëllimin do japin frytet e duhura. Edhe sektori financiar do shkojë më së miri. Papritur do merrni goxha lek vetëm bëni kujdes mos i harxhoni të gjitha menjëherë sepse do iu duhen për më vonë.

Akrepi

Yjet e dashurisë dhe komunikimit do ju ndihmojnë mjaft gjatë kësaj dite dhe do ju bëjnë të ndiheni më së miri. Për ju të dashuruarit kjo e sotmja ka për të qenë e jashtëzakonshme. Shumë nga ëndrrat më të bukura do realizohen dhe do ndiheni plotësisht të plotësuar. Ju beqarët do realizoni takimet që keni ëndërruar gjithmonë dhe do ndiheni gati për të hedhur hapa me rendësi. Në punë do jeni në kërkim të një posti që t’iu bëjë më të njohur dhe do ju sjellë më tepër të ardhura. Gjërat nuk do jenë aq të lehta, por nuk duhet të dorëzoheni. Në planin financiar do ketë vetëm përmirësime kështu që përfitoni për të bërë edhe ndonjë investim të domosdoshëm.

Shigjetari

Gjatë kësaj dite do jeni shumë të kujdesshëm për të ruajtur një klimë harmonikë kudo dhe do fiksoheni edhe pas detajeve me te vogla. Nëse keni një lidhje do tregoni përkujdes të veçantë për partnerin dhe marrëdhënia mes jush do jetë e shkëlqyer. Bashkëpunimi do jetë i fortë dhe do afroheni akoma ma tepër me njëri-tjetrin. Ju beqarët do jeni sharmante dhe sigurisht që do merrni edhe propozime interesante. Vazhdimësinë do e keni vetë në dorë. Në punë do jeni më të organizuar dhe do i arrini të gjitha objektivat që do i vini vetes. Financat do dini t’i mbani nën kontroll dhe pak nga pak ato do shtohen.

Bricjapi

Paqëndrueshmëria e Neptunit mund të sjellë edhe tronditje në jetën tuaj sot. Intuita mund t’iu çojë në rrugë të gabuar. Kujdes nga kapricot në jetën në çift sepse ato mund t’iu sjellin disa konflikte me atë që keni në krah. Nëse keni krijuar një familje dhe keni fëmijë mundohuni të merreni pak më shumë me ta. Ju beqarët duhet t’i bëni sytë katër. Shpirti juaj binjak ndodhet shumë afër dhe po iu pret. Për sa i përket jetës profesionale, do vazhdoni të ëndërroni për një post të ri, por gjërat nuk do jenë shumë të thjeshta. Bëni edhe pak durim. Planetët nuk do iu ndihmojnë me financat dhe madje mund t’iu shtyjnë edhe për shpenzime të mëdha.

Ujori

Nëse doni të keni një ditë të mirë mos kërkoni asnjë moment t’i imponoheni tjetri dhe as të kërkoni që dikush të bëjë patjetër atë që thoni ju. Venusi do iu ndihmoje te rregulloni disa probleme qe keni pasur ne lidhjen tuaj. Klima duket se do filloje te ngrohet pak nga pak. Beqaret do jene shume te paduruar dhe do hedhin disa hapa te gabuara. Kujdes, sepse jeni ju qe do te vuani me shume! Në punë do jeni gjithë kohës të motivuar dhe të pandalshëm. Sado të vështira t’i keni gjërat do mund t’ia dilni mbanë. Ne planin financiar, aftësitë tuaja do iu ndihmojnë të ruani një ekuilibër. Do shmangni edhe shpenzimet e mëdha dhe jo të nevojshme.

Peshqit

Mundohuni t’i bëni gjërat si duhet sot dhe të kuptoni rëndësinë e njerëzve që keni pranë. Ju të dashuruarit, edhe sikur të jeni të tejmbushur me punë mos e lini asnjë moment pas dore partnerin tuaj. Ai do ketë vërtet nevojë për ngrohtësinë, dashurinë dhe mbështetjen tuaj. Ju beqarët do filloni pa kuptuar një histori të bukur krahasuar me përrallat. Në punë perspektivat janë goxha të mira. Mund të ndryshoni paksa orientimin, por keni për të arritur rezultate edhe më të larta. Financat nuk do jenë të këqija, megjithatë nga sjellja juaj me to, shpenzimet dhe mënyra sesi do i menaxhoni do varet e ardhmja e tyre