Horoskopi 12 Nëntor, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi

(21 mars – 19 prill)

Kujdesuni për biznesin. Hëna hyn në shenjën e zodiakut të Peshqve dhe nxjerr në pah armiqtë tuaj të fshehur. Tani është koha për ta provuar veten dhe të përqendroheni në atë që është vërtet e rëndësishme.

Demi

(20 prill – 20 maj)

Ka shumë gjëra që po ndodhin në rrethin tuaj shoqëror dhe të qenit kaq i zënë me siguri do t’ju shqetësojë pak. Mundohuni të gjeni ekuilibrin e përsosur mes të qenit aty për të tjerët, por edhe të keni kujdes për veten.

Binjakët

(21 maj – 20 qershor)

Ka shumë gjëra në të cilat duhet të përqendroheni tani, dhe ky nuk është momenti për t’i bërë gjërat ashtu siç dëshironi. Kanalizoni dëshirën tuaj për të bërë ndryshime të mëdha në punë.  Nuk do të pendoheni nëse do jeni super produktivë tani.

Gaforrja

(21 qershor – 22 korrik)

Kërkoni pak kohë për veten tuaj. Ka kaq shumë arsye që ju ta shijoni jetën në një nivel tjetër. Jini të hapur ndaj ideve dhe mundësive tëreja që ju shfaqen para. Jeta është një mësim gjigant.

Luani

(23 korrik – 22 gusht)

Mund të ndiheni konfuzë sot dhe  ditët në vijim mund të mos japin rezultate nëse po përpiqeni të merrni disa përgjigje. Ndoshta duhet të bëni një pushim të shkurtër nga çdo gjë dhe të ktheheni te punët që jeni duke bërë më vonë.

Virgjëresha

(23 gusht – 22 shtator)

Mos bëni premtime që nuk mund t’i mbani. Ju mund të mendoni se keni nevojë të thoni më shumë sesa duhet, sepse jeni emocionalë. Ndalo! Ajo që është e shkruar do të ndodhë.

Peshorja

(23 shtator – 22 tetor)

Është e vështirë të qëndrosh i fokusuar tani, por pse? Jeni të pavendosur dhe pavarësisht se keni marrë vendime për të bërë disa gjëra sërish nuk e ndani dot mendjen. Thjesht e dini se duhet të filloni diku, por këtë herë ajo që duhet të shtoni në listën tuaj të detyrave është fjala ‘asgjë’. Bëni një pushim. Ju duhet.

Akrepi

(23 tetor – 21 nëntor)

Mos-përqendrimi juaj në punë është një sinjal se në të vërtetë duhet të jeni diku tjetër duke u argëtuar. Pra, caktoni një natë takimi me miqtë tuaj dhe përpiquni t’i lini mënjanë streset e këtyre ditëve në punë.

Shigjetari

(22 nëntor – 21 dhjetor)

Pavarësisht se sa shumë e doni familjen tuaj  dhe dëshironi të jeni pranë njerëzve që doni, ka edhe një anë tjetër tuajën që ata nuk e njohin aq mirë. Ju keni nevojë për hapësirën tuaj dhe ndonjëherë dëshironi që mos keni njeri përreth jush që t’ju detyrojë të jeni diku në një kohë të caktuar.

Bricjapi

(22 dhjetor – 19 janar)

Bej kujdes. Gënjeshtrat e bardha janë ende të rrezikshme. Ju mund të dëgjoni një ose dy përralla dhe të keni besim te ajo që ju thonë. Duhet të jeni më shumë dyshues në mënyrë që mos zhgënjeheni.

Ujori

(20 janar – 18 shkurt)

Ajo që duhet të bëni është të shijoni jetën tuaj. Ju mendoni se tani jeni gati të përballoni çdo gjë vetë. Po ju vijnë gjëra që ju nevojiten. Por kini parasysh që duhet  t’i kushtoni vëmendje mënyrës se si e shpenzoni kohën dhe paratë tuaja.

Peshqit

(19 shkurt – 20 mars)

Qëndroni besnikë ndaj vetes. Mund t’ju duhet të punoni më shumë dhe të përpiqeni të jeni ai që nuk jeni për hir të njerëzve, por mbani mend se personi më i mirë për t’ju bërë të lumtur jeni ju.


Shtuar 11.11.2021 23:37