Horoskopi 1 qershor 2022: Çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë

Dashi

Do dini ta përmbani veten gjatë kësaj dite dhe nuk do ndërmerrni asnjë lloj rreziku. Sensuale dhe sharmante me shume se kurrë, ju të dashuruarit do e bëni partnerin të ndihet më së miri. Marrëdhënia juaj do përforcohet aq shumë sa do filloni të bëni plane për të ardhmen. Nëse jeni beqarë do keni një takim aq impresionues saqë do mendoni të krijojnë menjëherë një lidhje. Edhe pse do nxitoheni pak nuk do bëni gabime. Në planin profesional do keni disa pengesa që me pak mundim mund të kalohen. Nëse shefat ju bëjnë ndonjë propozim interesant, mos i humbisni mundësitë. Financat do jenë të qëndrueshme dhe nuk pritet të ketë asnjë problem.

Demi

Sido që t’iu vijnë gjërat ju do dini të ruani qetësinë sot dhe nuk do veproni pa reflektuar sa duhet. Pas një periudhe të mbushur me mosmarrëveshje dhe debate në çift, më në fund situata do filloje të qartësohet. Do tregoheni pak më tolerantë dhe do i pranoni disa gabime. Ju beqarët do keni një ditë të paqëndrueshme dhe do jeni gjithë kohës në ajër. Me mirë qëndroni edhe sot vetëm sepse mundësi më të mira do ju paraqiten. Në punë ka mundësi që në disa momente të debatoni me një koleg, por më pas do qetësoheni dhe do i merrni gjërat shtruar. Mos u mundoni asnjë moment të bëni avokatin e djallit. Në planin financiar situata do mbetet po e njëjtë. Mos bëni gabim të luani lotari sepse vetëm sa do humbni.

Binjakët

Yjet do iu bëjnë më optimistë dhe më guximtarë. Do arrini t’i jepni rëndësi më shumë edhe jetës sociale. Për ju të dashuruarit do jetë ditë vendimtare kjo e sotmja. Pas një kohe të gjatë lidhjeje, ka ardhur momenti të vendosni çfarë do bëni në të ardhmen. Ju beqarët duhet t’ia lini gjërat kohës dhe të mos nxitoheni për asgjë. Ka një moment të caktuar për gjithçka. Në punë do jeni ambiciozë dhe energjikë. Do dini mirë se si ta shpenzoni këtë energji në të mirën tuaj dhe gjërat sa vijnë e do përmirësohen. Saturni do jetë i pozicionuar keq në qiellin e financave. Mos bëni shpenzime të tejskajshme që të mos keni tronditje.

Gaforrja

Asgjë nuk do ecë mirë gjatë kësaj dite dhe herë pas here mund të ndiheni të burgosur nga Marsi. Për ju të dashuruarit do jetë ditë e tensionuar dhe e mbushur me debate të vazhdueshme. Do ta keni të vështirë të hapni rrugë sepse gjithmonë do mendoni se keni të drejtë. Nëse jeni beqarë duhet t’i dëgjoni këshillat e miqve dhe të mos hidhni hapa për të cilat do pendohen shpejt. Kokëfortësia juaj do shkaktojë tension në punë. Tregohuni pak më diplomatë sepse pasojat negative do jenë për ju. Mos mendoni se me inat mund të arrini diçka. Financat do fillojnë të përmirësohen ndjeshëm. Vazhdoni të tregoheni të matur dhe shpenzoni me kujdes.

Luani

Me dominimin e Saturnit në qiellin tuaj sot do e lini veten të lirë dhe do dëgjoni vetëm zemrën. Do e kuptoni se keni bërë gabim që nuk e keni bërë këtë gjë më parë. Nëse jeni në një lidhje dhe kohët e fundit keni kërkuar qetësinë në çift gjatë kësaj dite do doni më tepër emocione dhe pasion. Flisni me partnerin për këtë dhe ai me shumë gjasa do ua plotësojë dëshirën. Ju beqarët do keni vetëm flirtime dhe aventura. Dashuria e madhe do vijë pas disa kohësh. Në punë do arrini të realizoni disa nga objektivat që i keni vënë vetes. Menaxhojini me maturi dhe kujdes financat nëse doni që situata të përmirësohet sa më shpejt.

Virgjëresha

Gjatë kësaj dite ka mundësi që klima yjore të jetë e favorshme për gjithçka. Do keni ide shumë të mira dhe zgjidhje praktike për gjithçka. Ju të dashuruarit do i kushtoni më shumë vëmendje partnerit dhe do tregoheni më të sjellshëm me të. Pas një kohe jo shumë të qëndrueshme dhe të bukur për ju, më në fund do rilindë dielli. Ju beqarët duhet të tregoheni sa më të matur me takimet që mund të kryeni. Mos i jepni fjalën askujt pa qenë të sigurt. Në punë duhet të tregoheni të duruar. Mund të keni edhe ndonjë vonesë, por në fund do arrini suksesin. Në planin financiar duhet të ulni sa më shpejt shpenzimet dhe të bëni një riorganizim.

Peshorja

Falë mbështetjes së planetëve dhe veçanërisht të Jupiterit, sot do ecni në rrugën e duhur dhe do jeni më të qartë. Para çdo hapi do vrojtoni gjithçka e më pas do hidheni në veprim. Ju që jeni në një lidhje do përkëdheleni mjaft nga Venusi. Do e keni gjithçka më të qartë për të ardhmen dhe në mbrëmje do kaloni momente të zjarrta. Nëse zemra juaj është ende e vetmuar, një koleg pune do iu propozojë dhe do iu shprehë dashurinë e tij. Mendohuni mirë para se të jepni një përgjigje. Në punë do i pranoni të gjitha kritikat që do iu bëhen dhe do luftoni të bëni më të mirën e mundshme. Shefat do ju vlerësojnë për përulësinë, guximin dhe vendosmërinë. Financat do jenë paska delikate për shkak të shpenzimeve tuaja të mëdha.

Akrepi

Gjatë kësaj dite do keni një dëshirë të papërmbajtshme të ecni përpara dhe do vini në punë të gjitha njohuritë që keni. Sektori i dashurisë do jetë mjaft i privilegjuar. Yjet do krijojnë një klimë mjaft të ngrohtë dhe do përjetoni ndjesi të veçanta. Ju beqarët do tregoheni më të hapur ndaj takimeve. Mundësitë për të krijuar lidhje serioze do shumëfishohen. Jeta profesionale ka për të qenë e bukur dhe sepse pak nga pak do fillojnë t’iu realizohen të gjitha ëndrrat që keni pasur prej kohës. Në planin financiar nuk rekomandohet asnjë operacion i madh financiar. Prisni edhe disa ditë për ta bërë këtë.

Shigjetari

Nën ndikimin e madh të Mërkurit dhe Plutonit morali juaj do jetë edhe më i mirë gjatë kësaj dite. Jupiteri premton momente të mrekullueshme për ju që keni një lidhje. Do ndiheni mjaft mirë me partnerin dhe do e mbani gjithë kohës mendjen tek ai. Në një moment mundet t’iu bëjë edhe një premtim të rëndësishëm për të ardhmen. Ju beqarët nuk duhet t’i mbani për vete ato që ndieni për dike. Po i shprehët do dilni të fituar. Në punë do ju duhet të bëni më shumë përpjekje për të arritur në majë të piramidës. Shfrytëzojeni gjithë fuqinë që keni edhe për të forcuar pozicionin tuaj. Në planin financiar ka ardhur koha të bëni një riorganizim të situatës.

Bricjapi

Nën ndikimin e madh të Jupiterit dhe Marsit sot do jeni edhe më luftarakë dhe nuk do pranoni të komandoheni nga të tjerët. Jeta sentimentale për ju të dashuruarit do jetë më harmonike. Do e mbroni lidhjen tuaj nga gjithçka dhe nuk do e lini për asnjë moment partnerin të mërzitet. Mbrëmja do jetë akoma më e zjarrtë. Për ju beqaret do jetë dita e fillimit të një pasioni të madh. Shfrytëzojeni mundësinë që do iu jepet sepse nuk i dihet nëse mund të ndodhë më. Në punë do jeni luftarakë, këmbëngulës dhe nuk do ndaleni përballë asnjë vështirësie që mund t’iu dalë. Në fund të ditës do kënaqeni shumë me ato që do arrini. Në planin financiar do e stabilizoni shpejt situatën dhe nuk do keni asnjë problem.

Ujori

Gjatë kësaj dite do ju duket sikur të gjithë i keni kundër dhe do mërziteni. Reflektoni dhe do e kuptoni se gaboni. Për ju që keni një lidhje, defektet e partnerit apo gabimet e vogla që ai mund të bëjë nuk do kenë asnjë rëndësi. E dashuroni aq shumë atë saqë do tregoheni të kuptueshëm dhe mjaft tolerantë. Nëse jeni ende beqarë do kërkoni dashurinë e madhe, por as gjatë kësaj dite nuk do e gjejnë. Bëni durim sepse asgjë nuk mund të bëhet me inat. Në punë do keni mbështetjen e Jupiterit. Projektet që keni nisur do shkojnë më tej falë këmbënguljes suaj. Financat do jenë përgjithësisht të ekuilibruara. Mundet të fitoni edhe ndonjë lotari që do e përmirësojë ndjeshëm situatën.

Peshqit

Sot do keni aftësinë për të qenë të kujdesshëm dhe nuk do bëni asnjë lloj gabimi. Jupiterin, por ndonjëherë edhe hënën do e keni mbështetëse. Nëse keni një lidhje, jeta juaj do influencohet shumë pak nga planetët. Mundohuni të mos tregoheni posesive dhe të mos e teproni me kritikat. Vërtet partneri është i duruar, por sot do e acarojë edhe ngritja pak me shumë e zërit nga ana juaj. Për ju beqarët do jetë dit premtuese. Shfrytëzojeni sa më shumë që të mundeni. Në punë Plutoni do iu çojë drejt progresit. Edhe pse shpesh do ndiheni të ngarkuar me pak mundim do arrini atje ku keni menduar. Financat do jenë përgjithësisht të mira nëse bëni durim dhe nuk kryeni shpenzimeve të mëdha.