Hoqën barrierat e rrugës, policia procedon dy persona në Elbasan

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit: L.B., 50 vjeç, B.H., 58 vjeç dhe J.Xh., 46 vjeç, banues në Elbasan, pasi  këto shtetasit në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, kanë penguar qarkullimin e mjeteve dhe kanë hequr barrierat e rrugës të vendosur nga ARRSH-ja, duke i dëmtuar ato.

Vijon puna për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë organizim të paligjshëm.

Matrialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”./albeu.com


Shtuar 25.09.2021 09:37