Homazhet në nder të Artan Lames/ Auron Tare: Nuk e mendoi kurrë që mund të mos kthehej më në Shqipëri, një nga koleksionistët më unikalë në Europë

Ditën e sotme, po mbahen homazhet në nder të Artan Lames, i cili ndërroi jetën vetëm pak ditë më parë pas një ndërhyrjeje në zemër.

Historiani Auron Tare, u shpreh për News24 se i ndjeri është një personazh që rrallë i vjen një shoqërie, ndërsa theksoi se është një nga koleksionistët më të mëdhenj në Ballkan dhe më unikalët në Europë.

“Nuk është kollaj të flasësh në këtë ditë, por unë dhe miqtë e ngushtë tij kemi vendosur ta kujtojmë duke qeshur e duke treguar histori humori. Mendoj se ishim me fat që Lamja ishte pjesë e jetës sonë private dhe publike. I kujtojmë me humor të gjitha betejat dhe debatet që ziheshim, pasi në fund sërish e merrnim në telefon njëri tjetrin.

Lamja është një personazh që rrallë i vjen një shoqërie.

Është një koleksionistët më të mëdhenj në rajon dhe unikal në Europë në lidhje me atë që ka koleksionuar.

Ai donte që koleksioni i tij t’i mbetet popullit shqiptar”, tha Tare.

Ai ka theksuar se Lame nuk e mendoi kurrë që nuk do të vinte, sepse deri në ditën e fundit jepte porosi në lidhje me muzeumin.


Shtuar 27.05.2025 11:23