Homazhe për poetin Bardhyl Londo, Meta: Ka lënë pas një trashëgimi frymëzuese

Presidenti Ilir Meta ka marrë pjesë në homazhet e zhvilluara në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, për poetin Bardhyl London, i cili u nda nga jeta ditën e djeshme.

Në një prononcim për mediat, Meta u shpreh se Londo ishte një intelektual i përmasave të larta dhe se ka lënë pas një trashëgimi frymëzuese për të gjithë dhe sidomos për të rinjtë.

“Ishte detyrim për ti dhënë lamtumirën e fundit sot një intelektuali dhe patrioti si Bardhyl Londo. Jam i sigurt që një poet i këtyre përmasave, ka lënë një trashëgimi frymëzuese, për të gjithë dhe sidomos për të rinjtë. Ai gjithmonë ka qenë mbi politikën dhe ka qenë gjithmonë një intelektual i moderuar për të bashkuar dhe për të nxitur dialogun.”, tha Meta./albeu.com


Shtuar 19.02.2022 11:23