Drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka nisur lëvizjet e para, pas emërimit të tij. Mësohet se Hita ka larguar si shef të Komisariatit të Rrugores në Tiranë Neritan Buzin, duke e transferuar në Pukë. Ndërsa, në vend të Neritan Buzit është komanduar Luis Zeqaj.
Edhe komandanti i trafikut në Tiranë, Joan Trungu, është transferuar, duke u emëruar shef i “Shigjetave” në Tiranë. Po ashtu, Hita ka transferuar edhe shefin e krimit ekonomik në Policinë e Tiranës, Kreshnik Alimadhin, duke e dërguar në Lezhë si shef seksioni.
Të lidhura
None found
