Historia prekëse e çiftit në Izrael, fshehën binjakët e tyre 10-muajsh para se të vriteshin nga Hamasi

Hamasi sulmoi Izraelin më 7 tetor 2023 dhe dramat njerëzore që po dalin në dritë janë tronditëse.

Raportohet se Hamasi ka vrarë 900 izraelitë, civilë dhe ushtarë, dhe ka marrë peng mijëra të tjerë.

Një histori e tillë u zbulua nga ambasadori i Izraelit në Kolumbi, Gali Dragan. Protagonistë të historisë tragjike janë një çifti 30-vjeçarësh izraelitë që arritën të fshehin foshnjat e tyre binjake 10 muajshe para se të vriteshin nga Hamasi.

Sipas diplomatit izraelit, Itai dhe Hadar Berdishevskyata ishin në shtëpi kur ndodhi sulmi i Hamasit dhe kishin disa sekonda për të marrë një vendim për fëmijët e tyre të cilët përfundimisht i fshehën në një strehë të sigurt.

Çifti 30-vjeçar “luftuan me guxim” sipas ambasadorit të Izraelit në Kolumbi para se të vriteshin nga persona të armatosur të Hamasit.

Për fat të mirë, sulmuesit e Hamasit nuk ishin në gjendje të gjenin dy foshnjat që u gjetën të gjallë nga ushtarët izraelitë dymbëdhjetë orë pasi prindërit e tyre u vranë.

“Ata bënë gjithçka që mundën për të shpëtuar fëmijët e tyre. Ata i fshehën në një strehë para se terroristët të hynin në shtëpinë e tyre. Itai dhe Hadar u vranë brutalisht pasi luftuan me guxim kundër terroristëve”, ka shkruar Gali Dragan.

“Dy prindër të tmerruar bënë gjithçka që mundën për të shpëtuar fëmijët e tyre tashmë jetimë. Qoftë i bekuar kujtimi i këtyre heronjve”, ka përfunduar në postimin e tij diplomati izraelit.


Shtuar 10.10.2023 09:20