“Historia mund të përsëritet” presidenti Ukrainës: Forcat ruse po përpiqen të marrin kontrollin e centralit bërthamor të Çernobilit

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, përmes një postimi në Tëitter, paralajmëron se forcat ruse po përpiqen të marrin kontrollin e termocentralit bërthamor të Çernobilit.

“Forcat pushtuese ruse po përpiqen të marrin kontrollin Chernobilin (Centralin Bërthamor). Mbrojtësit tanë po sakrifikojnë jetën e tyre që tragjedia e vitit 1986 të mos përsëritet”, shkroi Zelensky

“Kjo është një deklaratë lufte kundër të gjithë Evropës”, shtoi ai.

Ministria e Jashtme e Ukrainës i bëri jehonë paralajmërimit të Zelensky, duke ripostuar në Tëitter se një sulm rus në Ukrainë mund të “shkaktojë një tjetër fatkeqësi ekologjike”.

“Në vitin 1986, bota pa fatkeqësinë më të madhe teknologjike në Çernobil”, shkroi ministria në Tëitter. “Nëse Rusia vazhdon luftën, Çernobili mund të ndodhë sërish në vitin 2022”, përfundoi postimin./albeu.com


Shtuar 24.02.2022 17:18