Kjo është historia e një vajze shqiptare në kohë lufte. E mbetur në mes të konfliktit të armatosur në Ukrainë, kjo histori ka patur një fund të lumtur.
Babai i saj u nis nga Shqipëria dhe e gjeti atë në Ukrainë, për ta kaluar më pas përtej kufirit drejt Moldavisë. Kjo është vajza e mbetur në Kiev dhe e rrezikuar mbase për mos ta parë më kurrë babain e saj.
TCh dy ditë më parë solli historinë e përpjekjeve të ethshme të babait të saj nga Shkodra për ta nxjerrë vajzën nga ferri i luftës. Me shumë vështirësi dhe mundim ia doli ta ketë vajzën në krahët e tij e ti thotë: “Vetëm Zoti mund të na ndante”.
“Pas 7 ditë luftë në Ukrainë dhe 7 ditë luftë personale për të shpëtuar princeshën time, ja ku e kam tani. Falenderoj miqtë e mi që pavarësisht nacionaliteteve ruse dhe ukrainase u bënë bashkë dhe harruan për një moment luftën dhe ja ku e kam princeshën time. I falenderoj nga zemra, tani po udhëtojmë në drejtim të Moldavisë dhe pastaj në drejtim të Shqipërisë”, tha i lumtur babai.