Historia e 8-vjeçares në karrige me rrota: Ka bërë 15 operacione, sëmundja e rrallë dhe apeli për nënat 

Kjo vogëlushe e ka emrin Elona Çollaku dhe është vetëm 8 vjeç. Ajo po përballet me sfida shumë të vështira shëndetësore.

“Ti do rrish këtu dhe unë do të bëhen gati për në shkollë”, thotë vogëlushja.

Teksa bëhet gati për në shkollë në një karrige me rrota, kështu nis çdo ditë e zakonshme e vogla nga Paskuqani.

Nëna e saj Mira Çollaku mundohet e vetme që të voglës të mos i mungojë asgjë.  Madje as mundësia për t’u arsimuar. Elona shkon në klasë të dytë ajo është një fëmijë i zgjuar dhe këtë e tregojnë reagimet e saj në përballje me realitetin. Port kur kthehet në shtëpi nuk mban mend asgjë nga ato që kam mësuar.

Nga se vuan e vogla? Kush është shkaku i problemeve të saj?

Nëna thotë se shtatzënia ka qenë normale. Por kur lindi u dalluan problemi që kishte. Sipas neurokirurgut që ka ndjekur rastin e Elonës këto janë raste kur një mjek nuk mund ta dallojë një deformim të tillë në eko.

Që kur ka lindur dhe deri më sot në trupin e Elonës kanë lënë shenjë plot 15  operacione.

“Operimin e parë e ka bërë në shtyllën kurrizore që kur a lindur”, tha mamaja.

“Këto janë sëmundje të rralla”, tha doktor Artur Xhumari që është marrë me rastin e saj.

Ndërhyrje në qafë dhe këmbë ishin ndërhyrjet e radhës. Përsëri s’ka rezultat. Në bark ka bërë 2 herë operacion. Të dyja nënë e bijë po luftojnë për të mposhtur fatin e keq.

Ajo nuk ka ecur asnjëherë vetë. “Më mirë le të isha fukara dhe ta kisha vajzën mirë”.

Vajza e vogël ka gjithmonë nevojë për pajisje të re për të lëvizur por në mungesë të një të tille zvarritet. Ky mbetet i vetmi opsion për të lëvizur.

“Fatkeqësisht ka një mos-formim të palcës, që do thotë si lëviz këmbët, s’i ndien këmbët etj”, thotë mes të tjerash doktor Xhumari.

Fizioterapia është shumë e rëndësishme për jetën e të voglës.

Neurokirurgu tregon se kur shfaqet kjo sëmundje duke bërë dhe një apel për ata që duan të bëhen prindër për të shmangur deformime të tilla.

“Çdo nënë do jetë e ushqyer me acid folik se çelësi është ta kesh marrë acidin folik para se të jetë krijuar embrion përndryshe s’e ndihmojmë dot”.

E vogla ka një dëshirë që kur të rritet të bëhet mjeke, ndoshta për faktin se po rritet me praninë e kësaj figure.

“Doktorët të më shërojnë mua dhe unë të shëroj ata të tjerët. Dua që mami  të jetë e qeshur gjithmonë dhe unë të jem e lumtur e të luaj me shoqet”./abcnews.al