Histori filmash, u dashurua në qendrën e masazheve, prosti*uta e zhvat nga lekët burrin e martuar dhe më pas e çon në burg (VIDEO)

Qendrat e masazheve në Shqipëri janë kthyer në një vend parajse prostitucioni. ‘Piranjat’ e kanë trajtuar dhe në sezonet e mëparshme fenomenin e lulëzimit të prostitucionit në këto vende, ndërsa në këtë puntatë ata janë ndalur në një rast specifik.

Titi, hidraulik me profesion, ishte frekuentues i rregullt i qendrave të masazheve. Aty njohu një vajzë 22-vjeçare që i ofronte shërbime ekstra. 58-vjeçari e çoi marrëdhënien e tij me vajzën në tjetër nivel duke krijuar një lidhje dashurie me të renë.

‘Shkëmbyem numrat e telefonit dhe më ftoi t’i rregulloja ca gjëra te shtëpia. Aty më pas u afruam më shumë dhe kaluam në marrëdhënie seksuale. Kemi bërë seks te qendrat e masazheve, në hotel, në shtëpi ditore me qera, te shtëpia e saj në Durrës, por gjithçka ndryshoi pas 6 muajsh që kishim marrëdhënie,’ – është shprehur personi për ‘Piranjat’.

Vajzës së re i humbi interesi, pasi e shtrydhi mirë duke i kërkuar para Titit. Eva i dërgoi një foto sikur kishte prerë damarët dhe Titi lajmëroi policinë dhe ambulancën. Aty e kuptoi se vajza ishte tallur pas një telefonate me babain e saj. Ky i fundit i tha të mos shqetësohej, por problemet ishin hapur.

‘Vajza më bëri denoncimin e parë. Më morën në polici sikur kisha shkuar te shtëpia e saj dhe e shqetësoja me zilen e biçikletës në orën 2-3 të natës. Nuk kishin prova. E tërhoqi denoncimin, më pas u pajtuam sërish. Nuk e kam përndjekur, nuk e kam shqetësuar, ka qenë dëshirë e përbashkët. Çudia ndodhi në gusht, marrim shtëpi ditore me qera. Ajo mbylli derën mori çelësin dhe lajmëroi policinë sikur po e përdhunoja. Më kapi policia dhe më dënoi me 20 muaj burg, bëra 9 muaj. Eva është prostitutë. Ka punuar dhe jashtë vendit. Dal nga burgu marr vesh se ka sërish një denoncim për mua, për urdhër mbrojtje’, deklaroi Titi për ‘Piranjat’.

‘Piranjat’ venosin të dëgjojnë një tjetër variant dhe shkojnë te motra e Evës për ta pyetur anën e kujt mban. ‘Kam 2 vite që kam marrëdhënie të ftohta me motrën time. Ajo punon si prostitute në qendra masazhi. Babai e di, madje ka dhe bekimin e tij sepse e mban me lekë. Babai më ka thënë më mire si prostitute se fiton 100 euro për 30 minuta, se sa kështu si jam. Ka urrejtje për mua. Titi ka të drejta, pasi Eva e ka zhvatur dhe e ka futur në burg’, deklaron ajo për emisionin investigativ.

‘Piranjat’ bëjnë lëvizjen e fundit dhe shkojnë te shtëpia e Ardianit, babait të vajzave. Aty rastësisht gjejnë dhe Evën. Fillimisht ato i presin në shtëpi dhe më pas në momentin që Eva sheh kamerën reagon shumë keq… Kjo është vetëm gjysma e historisë, ndërsa pjesa tjetër deklarata e Evës, babait, ballafaqimi me motrën dhe Titin, do i zbulojmë në javën e ardhshme në ‘Piranjat’.


Shtuar 5.05.2023 22:01