Hiqet statuja e Putinit nga muzeu i famshëm në Paris (FOTO LAJM)

Në muzeun e famshëm të dyllit ”Grévin”, në Paris, nuk do të gjeni më statujën e Vladimir Putinit pasi ajo u hoq dhe u magazinua.

”Një vendim i paprecedentë i muzeut, i frekuentuar nga kaq shumë turistë”, shkruan ilsole24.it në faqen e tij.

Putin përfundon i mbyllur në një kuti pjesërisht për shkak të problemeve të sigurisë, pas disa telefonatave kërcënuese edhe pse statuja ishte dëmtuar qysh në vitin 2014 nga goditja e një aktivisteje.

”Kjo heqje ka edhe arsye etike. Putin ishte në galerinë kushtuar personaliteteve të mëdha, përfshirë Joe Biden, Elizabeth II, Xi Jinping dhe Justin Trudeau”, theksoi drejtori i muzeut, Yves Delhommeau.

”Ne kurrë nuk kemi shfaqur diktatorë si Hitleri dhe nuk duam të shfaqim edhe Putinin. Ndoshta do të vendosim presidentin Zelenskyn që përfaqëson Ukrainën duke luftuar heroikisht kundër një diktature, pse jo”, shtoi Delhommeau.

“Është një mënyrë indirekte për të mbështetur popullin ukrainas, më duket një zgjidhje e mirë. Nuk duhet të ketë hapësirë ​​këtu në një institucion francez për këtë gjë, është më e pakta që mundemi të bëjmë”, shtoi ai


Shtuar 4.03.2022 10:55