Hiqej si infermiere dhe zhvaste pacientët, dërgohet për gjykim Tire Alldervishi

Ditën e sotme prokuroria ka dërguar për gjykim infermierë dhe sanitarët e spitalit COVID-19, të arrestuar për mashtrim dhe shpërdorim detyre.

Mes tyre gjendet edhe Tire Alldervishi, e cila hiqej si infermiere dhe merrte para qytetarëve të cilët kishin pacientë të shtruar.

Sanitarja Tire Alldervishi u lirua nga burgu dhe u dënua me masën e arrestit shtëpiak, ndërsa kishte kërkuar edhe zbutjen e kësaj mase të ndërmarrë.

Kërkesa e Tire Alldervishit për zbutje të masës së dënimit ishte rrëzuar më herët. /albeu.com/


Shtuar 12.09.2021 09:47