Hipotezat: Dëshmitari thotë se udhëtari i 52-të ishte një arab (VIDEO)

Prokurorët bullgarë thonë se kanë gjetur 44 trupa dhe nuk e dijnë çfarë mund të ketë ndodhur edhe me një person.

Ata thonë se kanë marrë informacion se në autobus kanë udhëtuar 52 udhëtarë, ndërsa në spital mjekohen 7 persona.

Sipas zëvendësit të kryeprokurorit, dyshohet se një udhëtar ka vendosur të udhëtojë me një autobus tjetër të “Besa Trans”, që gjithashtu ishte pjesë e turit për Turqi. Prokurorja Silka Mileva thotë se po punojnë për të zbardhur edhe këtë enigmë.

Silka Mileva, prokurore


“Të gjithë të lënduarit, sipas mjekëve janë në gjendje të mirë, por janë në gjendje të rëndë psikologjike. Isha me prokurorin kryesor të Maqedoninsë së Veriut në vendin e fatkeqësisë dhe i pash trupat. Kjo përgjithmonë do të jetë e ngulitur në memorien time. Ishte e tmerrshme, kur i vizitova në spital, njëri dëshironte të shkonte në tualet, njëri të fliste me nënën, tjetri e kërkonte djalin, që kishte mbetur në autobus. I gjetëm 44 trupa, në spital janë 7 persona. Kemi informacion se kanë udhëtuar 52 udhëtarë. Mbetet një dilemë e madhe, se ku është personi i tetë? Po punojmë për këtë version”.

Zëvendës kryeprokurori i Bullgarisë, Borisllav Sarafov thotë se personat që kanë vdekur në aksidentin tragjik në Bullgari kanë humbur jetën si pasojë e ngufatjes, dhe jo si pasojë e goditjes e as shpërthimit. Dyshimi kryesor për shkakun e aksidentit sipas tij është gabimi njerëzor. Ai hodhi poshtë versionet që po përfliten se kanë qenë shkak për zjarrin në autobus.

Borisllav Sarafov, Zëvendës prokurori kryesor i Bullgarisë
“Versioni për transportimin e naftës nuk është i saktë. Ka pasur tre tuba, me mbetje të naftës. Nuk kanë qenë të mbushura. Zjarri nuk është shkaktuar nga ato. Nuk ka tuba të benzinës ose materialeve tjera të cilat mund të ndizen, përveç asaj që ka qenë në autobus. Sot hetimet vazhdojnë, po shihen dhe analizohen mbetjet e autobusit, po shihet nëse mundet zjarri të jetë shkaktuar nga një difekt. Duhet ta pastrojmë këtë dilemë. Tani po dyshojmë për gabim njerëzor. Sa i përket rrugës, ajo pjesë është e tmerrshme. Nëse ka pasur gabim njerëzor, ajo është ndihmuar nga organizimi i keq i lëvizjes dhe mungesa e sinjalizimit”.

Kryeprokurori bullgar së bashku me ekipin e tij, nesër do të udhëtojnë në Shkup, ku do të kërkojnë ndihmë juridike ndërkombëtare për hetimin e plotë të rastit. /shenjatv/


Shtuar 25.11.2021 16:46