KQZ ka bërë me dije renditjen e kandidatëve për Bashkinë e Tiranës në fletën e votimit në zgjedhjet e 14 majit.
Në garë janë Lëvizja “Bashkë” e përfaqësuar nga Arlind Qori, Partia Socialiste me Erion Veliajn, PD e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj me Roland Bejkon, koalicioni “Bashkë Fitojmë” me Belind Këlliçin, Fronti i Majtë me Marko Dajtin dhe PDIU me Lajla Përnaskën.
Renditja vijon si më poshtë:
Arlind Qori- i pari
Marko Dajti i dyti
Lajla Pernaska – e treta
Erion Veliaj i katërti
Belind Këlliçi i pesti
Roland Bejko i gjashti