Hidhet nga kati i katërt i pallatit 39 vjeçarja në Gjirokastër, dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër, ku një 39 vjeçare ka tentuar t’i japë fund jetës duke u vetëhedhur nga kati i katërt i pallatit.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Granicë, në qytetin e Gjirokastrës.

Gruaja është  identifikuar si Fabiola Kadena, e cila është dërguar me urgjencë në spitalin e Gjirokastrës, ku është duke marrë mjekimin e nevojshëm.

Ndërkohë ende nuk dihen shkaqet që e kanë çuar 39-vjeçaren në këtë akt./albeu.com


Shtuar 15.03.2021 09:24

Tags: