Hetimi për Shëndetësinë/ Vokshi përplaset me Ndrecën: Po e monopolizoni Komisionin

Komisioni hetimor për Shëndetësinë, ka nisur me debate. Socialistët kanë kërkuar që kryetarja e komisionit Albana Vokshi, të jetë ajo që informon Sekretarin, gjë që është konsideruar si përpjekje për të monopolizuar drejtimin e komisionit nga Vokshi.

Gjatë debatit, Plarent Ndreca, ka akuzuar kryetaren Vokshi se po thyen Kodin e Etikës.

Ndërkohë, Voskhi u shpreh se nuk mund t’i bëhet presion dhe shantazh stafit të komisionit.

Zhupa:Kryetari nuk mund të thotë që nuk mund të kalojë asnjë shkresë pa e parë ai.

Kur të ka kur thuhet drejton çështjet administrative nuk tregon që je mbi kryetarin. Por pasi ai ka vendosur, ju (sekretari) ta ndiqni procedurialisht.

Ndreca:Tendenca e komisionit duhet të jetë zbatimi i ligjit. Më vjen keq që kryetarja vijon me konferencat për shtyp që nuk i shërbejnë punës. Më vjen keq dhe nuk po krijojmë dot komunikim me njëri-tjetrin”.

Vokshi: “Unë të informoj sekretarin? Mendoni se do monopolizoni drejtimin e komisionit me sekretarin?

E mbani veten për jurist. Ndryshe hajde e ikim të gjithë se të gjitha punët i bëka sekretari.

Ligji do zbatohet pikë më pikë. Sekretari është për çështje administrative. Harroni shantazhet ndaj stafit”.

Ndreca:Po thyeni etikën! Informimi nuk do të thotë asgjë. Për çdo vendimmarrje të komisionit, sekretari ka përgjegjësinë për t’iu komunikuar çdo vendimmarrje e komisionit. Këto janë gjera bazike. Ka dhe nënkryetarë dhe anëtarë”.

Vokshi:Ai është sekretar, jo supersekretar. Nuk drejton asgjë çfarë i përket këtij komisioni”.

Ndreca:Do të bëjmë atë që përcakton ligji”.

Vokshi: “Harrojeni shantazhin ndaj stafit. Sekretari respekton atë që i përcakton ligji. Është sekretar dhe do të kryejë detyrat që i cakton ligji. Do të zbatohen vendimet që i merr ky komision”.

Ndreca:Ku e keni marrë këtë të drejtë që të ndërhyni gjatë gjithë kohës”?