Kreu i SPAK, Altin Dumani ka deklaruar se ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj është i mirëpritur të bashkëpunojë me drejtësinë. Gjatë raportimit të veprimtarisë së SPAK për vitin 2024 në Kuvend, Dumani tha se lidhur me inceneratorët SPAK ka hetuar 71 pesona në të gjitha niveleve, ku disa janë në nivele penale të formës së prerë, disa në hetim dhe disa në gjykim.
Dumani u shpreh se rastet e inceneratorëve të Fierit dhe Elbasanit kanë kaluar të gjitha fazat e shyqrtimit gjyqësor.
“Lidhur me inceneratorët, kemi Elbasanin, Fierin dhe Tiranën. SPAK ka hetuar në kuadër të këtyre procedimeve penale 71 pesona të gjithë niveleve, disa janë në nivele penale të formës së prerë, disa në hetim, disa në gjykim dhe po hetohet për fakte oenale të tjera për këtë veprimtari kriminale. Lidhur me inceneratorin e Fierit dhe Elbasanit, kanë kaluar të gjitha fazat e shyqrtimit gjyqësor dhe kanë gjetur të drejtë kualifikimin ligjor të bërë nga SPAK.
Lidhur me pyetjen që nuk është marrë i pandehur ende Veliaj, dua të them se hetimet parprake nuk kanë përfunduar ende hetimet vijojnë Akoma për inceneratorin e Tiranës. Lidhur me dëshminë e Ahmetajt, Deklarimet publike të tij velrësohen rast pas rasti, Për ne sot ai është person në kërkim ndërkomëbtar për disa vepra penale. Në cdo moment që një subjekt dëshiron të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë është mëse i mirëpritur”, u shpreh ai.

