Hetimet e SPAK, zbulohen 3 shtetet ku shqiptarët janë më “problematikë”

Prokuroria e Posaçme ka pritur dhe dërguar dhjetra kërkesa për ndihmë juridike përgjatë vitit 2020, por edhe muajt e parë të 2021. Burime nga SPAK, thanë se kryesisht me autoritetet e huaja bashkëpunohet për akuzat e trafikut të narkotikëvë dhe grupit kriminal, ku ky trend është ndjekur edhe këtë vit.

Nga të dhënat, duket se shqiptarët janë më problematikë për punë drogash në Itali, Belgjikë e Holandë.

Sipas një raporti të fundit të SPAK, përgjatë 2020, autoritetet e huaja kanë sjell në Shqipëri 69 letër-porosi, më të shumtat nga Italia e të lidhura për çështje droge, si dhe 41 janë dërguar nga SPAK në vende të BE, ku sërish ndihma kërkohet për çështje droge.

Akuza e dytë për të cilën akuzohen dhe hetohen shqiptarët është ajo e pastrimit të parave që lidhen më së shumti me aktivitetin e drogës.

Kërkesat e mbërritura në SPAK nga autoritetet e huaja janë për trafik droge në kuadër të grupit kriminal, organizimi dhe drejtimi i organizatës kriminale. Për këto vepra penale  autoritetet e huaja kanë dërguar në SPAK plot 31 kërkesa, ku kërkohet informacion për personat e përfshirë në aktivitet kriminal.

13 kërkesa, ku i kërkohet informacion prokurorisë së Posaçme kanë të bëjnë pastrim të produkteve të veprës penale, të shoqetuar me trafikim të narkotikëve. 8 kërkesa kanë mbërritur në SPAK, për trafikim te qënievr njerzore.

Ndërsa 9 kërkesa kanë të bëjnë me trafikun e qënieve njerzore. Gjithashtu në SPAK kanë mbërritur edhe 4 kërkesa ku kërkohet informacion për persona që dyshohet se janë të përfshirë në aktivitete terroriste.

Shtuar 12.04.2021 10:04

Tags: ,