“Hera e parë që më ndodh diçka e tillë në karrierë”, Spalletti: Nuk mund të isha më i qetë se kaq!

Luciano Spalletti do të nisë aventurën me kombëtaren e Italisë në transfertë ndaj Maqedonisë së Veriut. Një sfidë të cilën axurrët do të duhet ta fitojnë me patjetër duke qenë se pas dy ndeshjesh janë në kuotën e vetëm tre pikëve.

Në konferencën për shtyp, tekniku Luciano Spalletti theksoi se tashmë mund të ketë të gjithë lojtarët që dëshiron në dispozicion, diçka që nuk mund të plotësohej në momentin kur ishte trajner i klubeve.

“Mungesat që kemi nuk ndikojnë fare (Pellegrini, Chiesa), ne kemi në dispozicion 30 lojtarë dhe iu besojmë atyre të gjithëve. Kjo është hera e parë në karrierën time që një president më plotëson dëshirat dhe më sjell të gjithë lojtarët që dua në dispozicion. Nuk kam pasur kurrë një president të tillë. I ka “blerë” të gjithë, më i qetë se kaq nuk mund të jem”, u shpreh Spalletti.


Shtuar 9.09.2023 08:21

Tags: