Heqja e vizave për Kosovën, Franca zbulon datën kur do mbahet diskutimi

MPJ franceze ka publikuar një përgjigje të saj rreth çështjes së liberalizimit të vizave për Kosovën nga konferenca për media që kanë mbajtur zyrtarët në Paris. Bëhet e ditur se kjo temë do të diskutohet më 23 qershor në Samitin BE -Ballkani Perëndimor në Bruksel. Siç dihet, Komisioni Europian ka konfirmuar se Kosova i ka përmbushur kushtet të parapara me udhërrëfyes, por interpretimi i Francës, që kërkon më shumë luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, është që kjo duhet të bëhet në plan afatgjatë. Çfarë do të ndodhë më 23 qershor do të merret vesh në këtë datë pasi francezët nuk kanë dhënë indikacion se do të pajtohen për heqjen e vizave.

Ministria e Jashtme e Francës ka konfirmuar se çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën do të diskutohet në takimin mes Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor, i cili do të mbahet më 23 qershor në Bruksel.

MPJ e Francës në faqen zyrtare të saj ka publikuar një pyetje, në të cilën thuhet se Kosova e bën me faj Francën se po e ngadalëson këtë proces, si dhe është dhënë përgjigjja për këtë.

“Pavarësisht rekomandimeve të Komisionit Europian, kosovarët nuk kanë viza Shengen. Sipas Prishtinës, Franca është një nga vendet që po e ngadalëson këtë proces. Pse është kështu? A do të trajtohet kjo temë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor?”, është pyetja e publikuar në faqen e MPJ’së e shkëputur nga konferenca për media.


Shtuar 16.06.2022 16:39