Heqja e abonesë së përgjithshme, Punavia: Vendimi i domosdoshëm

Drejtori i Transportit në bashkinë e Tiranës, Enton Punavia këtë të martë nga studio e Radarit Informativ në ABC ka komentuar vendimin e fundit në lidhje me heqjen e abones së përgjithshme nga tregu për tre muaj.

Punavia në fjalën e tij ka bërë me dije se një vendim i tillë është marrë vetëm për të bërë të mundur grumbullimin e të dhënëve për një studim që tashmë po zhvillohet nga bashkia për të parë dhe për të riorganizuar kushtet në të cilat ndodhet transporti publik urban në kryeqytet.

Ai ka theksuar se ky ishte një vendim i vështirë por i domosdoshëm për të nxjerrë në pah, vështirësitë dhe kushtet në të cilat vepron transporti ynë urban.

Sipas tij tre muaj janë të mjaftueshme për të mbyllur studimin, dhe nuk do të ketë më ripërsëritje të një vendimi të tillë në lidhje me përdorimin e abonesë së përgjithshme.

Ndërsa në lidhje me çmimin e biletës së transportit publik ai ka deklaruar se një çështje e tillë është e mbyllur për një periudhë të gjatë dhe nuk ka vend për diskutim.

“Që nga hapja e transportit publik e deri më tani ne jemi përpjekur që ta dërgojmë në parametrin normal transportin publik në Tiranë. Bashkia e Tiranës e ka si detyrë rikthimin e transportit për qytetarët dhe për këtë nevojitet për të parë nëse duhet që të riparohen vetëm disa linja apo masat e tjera që duhet të merren në lidhje me këtë periudhë. Me ndalimin e aboneve pritet që të bëhet një analizë dhe për periudhën që ka dhe nuk ka abone.

Nuk ka qenë një vendim i lehtë, por një periudhë pa abone, por ishte i domosdoshme, pasi me abonetë ka një strukturë të caktuar udhëtimi, ndaje e rëndësishme është që të bëhet një analizë me dhe pa abone për të bërë një rikonstrukturim dhe riorganizim të transportit urban.

Këto tre muaj të gjithë operatorët e shërbimit urban do të jenë në vëzhgim për të bërë një analizë të qartë për të bërë të mundur dhe riorganizimin e shërbimit. Ne po flasim për një riorganizim të linjave, duke parë ato që janë në funksion normal si para pandemisë dhe deri më tani, ku një linjë është shkrirë apo bashkuar si një mënyrë për të qenë një shërbim sa më i mirë dhe më i arrirë për qytetarët.

Rritja e çmimit të biletës së urbanit është jashtë çdo diskutimi, nëse transporti publik deri më tani është vetë financues, nëse ne nga studimi do të shikojmë nevojën për financim bashkia mund të hartojë një buxhet financimi për shërbimin urban.

Në bazë të këtij studimi ne duam që të arrijmë në standartet që kanë të gjithë vendet e tjera në lidhje me transportin urban. Ne përveç shërbimin po shikojmë dhe raportet institucionale që kanë operatorët e linjave urbane me institucionet.

Në fund do të shikojmë se transporti mund të jetë i organizuar nga privati ose nga shteti dhe nëse është nga privati atëherë shteti do të jetë rregullator i marrëdhënies mes qytetarëve dhe operatorëve. Historia pa abone të përgjithshme do të jetë vetëm për tre muaj siç janë qershori, korrik dhe gusht më pas do të bëhet dhe analiza e përgjithshme në lidhje me këtë raport. Volumet e udhëtimit i bie aq sa udhëtojnë me makina private udhëtojnë dhe me transport publik”, ka thënë ai.


Shtuar 1.06.2021 20:32