Disa të rinj afganë e kanë pësuar sepse kishin veshur xhinse. Ata janë rrahur e kërcënuar nga talebanët sepse nuk kishin respektuar kodin etik të veshjes sipas talebanëve.
Në një postim në Facebook, një djalë afgan tha se ishte duke ecur me disa miq në Kabul kur disa talebanë i ndaluan, duke i akuzuar ata për “mosrespektim të Islamit”.
Dy të rinj arritën të shpëtojnë, ndërsa të tjerët u rrahën dhe u kërcënuan me armë. E përditshmja afgane ‘Etilaatroz’ raportoi gjatë fundjavës se një nga gazetarët e saj ishte rrahur gjithashtu për shkak se nuk kishte veshur “rroba afgane”.
“Ashtu si në vitet 1990” – Një zyrtar taleban raportoi se lëvizja është ende duke vendosur për kodin “e ri” të veshjes për burrat. Të dy incidentet, raporton gazeta Telegraph, “ripërtërijnë shqetësimin se pak ka ndryshuar” në regjimin taleban që nga fundi i viteve 1990, kur “ishte normale që afganët e kapur pa rroba fetare të rriheshin apo edhe të vriteshin”.
Gjatë periudhës së parë të kontrollit të tyre mbi Afganistanin, e cila përfundoi me pushtimin amerikan të 2001, talebanët ishin të njohur për ekstremizmin fetar dhe ndëshkimin brutal./albeu.com