Helmimi nga uji i pijshëm në Bulqizë, banorët: Nuk është hera e parë, ka ndodhur edhe vjet

Rreth 40 banorë kanë shfaqur simptoma helmimi në fshatin Gjoricë të Bulqziës, për shkak të ujit të ndotur. Ata kanë shkuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Nga analiza paraprake që është bërë, uji ka dalë i kontaminuar dhe për këtë arsye është marrë edhe masa për ndërprerjen e furnizimit me ujë deri në daljen e përgjigjes së analizave laboratorike.

Banorët kanë thënë për mediet se kjo nuk është hera e parë që ndodj diçka e tilë, pasi një vit më parë ata janë helmuar sërish nga uji i ndotur. Banorët kërkojnë që shteti të marrë masa që diçka e tillë most ë përsëritet më.

“Nuk e di, nga uji i pijshëm ka ardhur. Vetëm unë dhe vajza. Simptomat? Të vjella, prej mbrëmë. Jam banor i fshatit Gjoricë. Ka të paktën ditë që ka ndodh ky problem. Njerëzit vazhdojnë pijnë akoma ujë se nuk dinë gjë. 99% uji i pijshëm. Gocën time 3-vjecare e kam pasur në spital. Duhet me pas më shumë siguri tek depozita e ujit. Shteti duhet të marrë masa për këtë gjë. I hedhin klor herë pas here. Duhet me pas kontroll më tepër prej shtetit. Hera e dytë që përsëritet ky problem në fshatin Gjoricë. Nuk është hera e parë, ka ndodhur edhe njëherë rreth një vit e ca më parë. Herës tjetër ka qenë më i vogël si problem”, thanë banorët./albeu.com/