Helmimi i qytetarëve nga uji, Alibej në Krujë: Krim masv, të gjejmë përgjegjësit

Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj ka qenë sot në Krujë, pas helmimit të më shumë se 500 qytetarëve nga uji i pijshëm.

Alibeaj është shprehur me qeveria duhet të kishte pranuar diskutimin e kësaj çështjeje në Kuvend.

Më tej ai e cilësoi helimin krim, ndërsa theksoi se duhet të gjenden përgjegjësit.

“Çfarë ka ndodhur kush e ka shkaktuar, së paku 1200 qytetarë të Krujës janë shtruar në ambientet spitalore pa ëprmendur këtu gjithë pjesën tjetër që është në shtëpi. Kush e ka shkaktuar pse e ka shkaktuar e patë dje përgjigjen e kryeministri, kam pirë vetëm një gotë nujë para ca kohësh dhe tani sdua tja di. E ka detyrë politike, njerëzore, ligjore, e hedhin topin. Bashkia ujësjellësi policia prokuroria, njerëzit atje janë duke vuajtur, askush nuk u ndodhet afër. E gjithë kjo verbëri është një problematikë që duhet ta ngremë.

Me kërkesën që paraqitëm në parlament për ta diskutuar. Skemi projektligj tha kryetarja e parlamentit. Të mos e kërkojme tani por pas disa muajsh pasi të ketë ndodhur ndonjë ftkeqësi tjetër? Jo duhet bërë sot kërkesa e llogarisë. Qeveria duhet te kishte pranuar te diskutonim sot ne parlament helmimin masiv. Vetem nga kembengulja e PD, nga prania jone e vazhdueshme ne Kruje, insotucionet po levizin nga nje kembe per te nxjerre pergjegjesit. Ky eshte nje krim masiv. Ky është një krim masiv dhe duhet të gjejmë përgjegjësit”, tha Alibaej./albeu.com


Shtuar 28.10.2021 10:53