Hedh biçikletën dhe sulmon me breshëri plumbash makinën, agresori i qepet nga pas dy personave (VIDEO)

Një person i armatosur hap zjarr ndaj tre personave që ndodheshin brenda një makine në Liverpool.

Dy persona mbetën të plagosur nga sulmi i shpejtë e i dhunshëm.

Sipas informacioneve mendohet që incidenti të jetë sherr mes bandash. Një zëdhënës i forcave policore i tha MailOnline se dyshohet si sulm i qëllimshëm, por personat e plagosur po bashkëpunojnë me hetuesit.

Personi i armatosur mund të shihet duke ecur përgjatë rrugës me një biçikletë, të cilën ai e hedh para se të hapë zjarr në drejtim të një makine të parkuar.

Personat brenda automjetit përpiqen të largohen me vrap nga makina.

Personi i armatosur shihet duke i ndjekur ata në rrugë dhe duke qëlluar të paktën gjashtë herë para se të largohet.

“Nga informacionet paraprake të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën, por ndodhen ende në spital,” tha policia.

Efektivët e policisë atje po punojnë ende për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes./albeu.com


Shtuar 9.09.2021 18:09