“Hasmi” te dera e shtëpisë, si u ekzekutua Nikulaj, roli i anglezit dhe lëvizjet e vrasësit portugez deri sa mbaroi “misionin” (VIDEO)

Ekzekutimi i biznesmenit Ardian Nikulaj në 19 prill tronditi Shëngjinin, pasi ai u vra ndërsa ndodhej në lokalin e tij në pedonale.

Për ekzekutimin e tij autori i dyshuar është një shtetas portugez, ndëkrohë që policia ka shpallur dhe 6 persona të tjerë në kërkim.

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka bërë publike videon e plotë të ekzekutimit të Nikulajt, ku “operacioni” për eleminimin e tij kishte nisur që në datë 11 prill.

Në 11 prill në hotelin e Nikulajt mbërrin një shtetas anglez, i cili duket se është informatori për të gjitha lëvizjet, dhe ai që mban të informuar mbi të gjitha detajet autorin e krimit, që do të kryente vrasjen 8 ditë më vonë.

Siç shihet edhe në Video ditën e ngjarjes autori kthehet fillimisht pas, sepse informohet që situata për të kryer ekzekutimin nuk është e duhura.

Nga ajo që kuptohet dyshohet se mund të jetë anglezi nga brenda hotelit që i jep detajet për lëvizjet e Nikulajt.

Ndëkohë ekzekutimi do të ndodhte disa minuta më vonë.

Postimi i Artan Hoxhës:

Si u ekzekutua Ardian Nikulaj me 19 prill 2023 nga nje skuader vrasesish profesioniste te ardhur nga Mbreteria e Bashkuar.

Në video jane momentet para dhe gjate atentatit nga killeri afro-europian me pasaporte portugeze, si dhe vizita e pare e bashkepunetorit anglez në hotelin e Nikulajt me 11 prill 2023….


Shtuar 26.04.2023 18:59