Kandidatja për kryetare e PD-së, Edith Harxhi ka zhvilluar sot një takim me demokratët në Korçë. Gjatë fjalës së saj, Harxhi tha se ky 8-vjeçar ka qenë më i vështiri i PD-së në opozitë.
Ajo gjithashtu tha se në qendër, nuk dëgjohet fjala e degëve.
“8-vjeçari më i vështirë i PD në opozitë, me qeverisjen mjaft të dobët të Ramës, ka bërë që kjo opozitë të jetë më pak e mundur për të bërë aq sa duhet, por angazhimi juaj me strukturat jo vetëm duhet të vlerësohet, por ne të gjithë hyjmë e dalim në seli, por harrojmë atë që bëjnë strukturat, prandaj unë ju falënderoj. Në qendër nuk dëgjohet fjala e degëve”, tha Harxhi./albeu.com