Harxhi e bindur për garën mes demokratëve: Unë jam më e fortë

Kandidatja për kryetare e Partisë Demokratike Edith Harxhi, e ftuar në rubrikën “Gjysma ime” tek e “Diela shqiptare” është shprehur e bindur në garën kundër Lulzim Bashës, Fatbardh Kadillit dhe Agron Shehajt.

Harxhi tha se ajo ka probabilitetin me të madh për të fituar në garën që po zhvillohet brenda PD

Ardit Gjebrea: Ju jeni futur në një sfidë që është brenda llojit, çfarë do ndodhë pas kësaj sfide?

Edith Harxhi: Unë do të jem kryetare e Partisë Demokratike i dashur.

Ardit Gjebrea: Cili do të jetë bashkëpunimi me liderishipin pastaj?

Edith Harxhi: Absolutisht do të jetë normal, institucional si me zotin Basha sepse ai do jetë deputet brenda radhëve të PD-së, por edhe me të gjithë strukturën e Partisë Demokratike, gjithë strukturat në rrethe sepse unë po i vizitoj në të gjithë vendin dhe shoh që ka anëtarë, njerëz të mrekullueshëm.

Ardit Gjebrea: Dhe nëse ai fiton?

Edith Harxhi: Nëse ai fiton që unë nuk mendoj se ka probabilitet të madh sepse unë jam më e fortë.

Ardit Gjebrea: Publiku ndërkohë kur ka qenë zoti Basha, bërtisnin bravo, kështu që nuk është për ta dëgjuar shumë, shaka.

Edit Harxhi: Atëherë ishte përsa i përket zgjedhjeve të përgjithshme, jam e sigurt që në këto zgjedhje brenda partisë, publiku do më mbështeste. Shqipëria ka nevojë për një ndryshim urgjent, ndryshimi fillon nga opozita shqiptare, nga PD-ja sepse ajo është e ardhmja dhe shpresa e këtij vendi dhe mendoj që ka ardhur momentin që ndryshimi ta ketë emrin grua.


Shtuar 6.06.2021 16:07