HARTA/ Sot dhe nesër 40 gradë! Jepet alarmi për qytetet shqiptare

Moti ekstrem ka përfshirë prej ditësh vendin tonë, rajonin dhe Europën, ku temperaturat po arrojnë deri në 40 gradë.

Sipas Shërbimit Meteologjik ushtarak, depërtimi i Anticiklonit Afrikan do të sjellë masa ajrore të thata e të nxehta duke bërë që moti të jetë i kthjellët gjatë gjithë ditës dhe kohëzgjatja e orëve me diell e temperatura të larta të mbizotërojë në të gjithë territorin.

Në Tiranë, Gjirokastër, Shkodër  dhe Berat temperaturat do të jenë 40 gradë, ndërsa në qytetet e tjera një ose dy gradë me pak.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi 1-6m/s, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1 ballë.


Shtuar 15.07.2023 10:39