HARTA/ Shiu “pushton” vendin, si do të jetë moti duke filluar nga dita e nesërme

Vranësirat dhe reshjet e shiut nisën që në orët e para të mëngjesit të sotëm, të cilat shtuan intesitetin dukë bërë që aktualisht të përfshijnë të gjithë territorin, ku pjesa më e prekur është Ultësira Perëndimore dhe rajoni qëndror.

Deri më tani reshjet nuk kanë krijuar probleme edhe pse në disa zona reshjet e shiut kanë qenë më intesitet të lartë dhe do të arrijnë deri në 20 mm shi.

Siç raportohet nga Meteoalb, reshjet pritet të vijojnë deri në orët e vona të mbrëmjes së sotme në të gjithë vendin edhe pse me intensitet më të ulët.

Fill pas mesnatës vranësirat do të lenë territorin e vendit duke bërë që gjatë ditës së nesërme të kemi mot të kthellët me temperatura optimale për këtë muaj. /albeu.com


Shtuar 16.02.2022 14:24