HARTA/ Nga nesër devijohet trafiku tek Unaza e Re, si do të lëvizin mjetet

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njofton se duke filluar nga dita e nesërme në darkë, do të bëhet devijimi i trafikut në zonën e Unazës së Re, në sajë të vazhdimit të ecurisë së punimeve në rrugën kryesore krahu i djathtë.

Aty ku ndahen sot rrymat e trafikut për Unazë të Re dhe Yzberisht automjetet që kanë për destiancion zonën e pallateve do të devijojnë djathtas në rrugën paralele, me të cilën janë lidhur të gjitha rrugicat ekzistuese (Rruga Mikel Maruli,Rruga Aleskandri i Madh dhe Bulevardi Migjeni).

Është bërë vendosja e sinjalistikës përkatëse dhe në këtë aks është i ndaluar parkimi i automjeteve./albeu.com


Shtuar 18.10.2021 19:57