HARTA/ Mësohet se kur vjen vera këtë vit

Vendi është karakterizuar nga temperatura të freskëta gjatë javëve të fundit pavarësisht se zyrtarisht jemi futur në stinën e verës që më datë 1 qershor.

Moti ka qenë i paqendrueshëm, ku dita nis me diell dhe më pas paditen hasen reshje shiu në një pjesë të mirë të territorit të vendit, por duket se tashmë kjo do të marrë fund dhe vera do të “vijë” realisht nga mesi i javës tjetër.

Mësohet se duke nisur nga e mërkura e javës së ardhshme, temperaturat do të rriten duke qëndruar mbi 30 gradë celsius.

Mësoni KËTU detajet nga moti 

Është një anticiklon që vjen nga veriu i Afrikës ai që do të nxehë të gjithë rajonin duke përfshirë Italinë si edhe Ballkanin Perëndimor. /albeu.com

 

 


Shtuar 14.06.2023 16:03