HARTA LIVE/ Nis pas gjysmë ore, preken Tirana, Durrësi dhe Elbasani: Përkeqësohet moti në Shqipërinë e mesme

Pas ditës së djeshme që ishte me diell, e cila përkoi edhe festën e Ditës së Verës, moti i keq ka përfshirë të gjithë territorin e vendit duke filluar nga mëngjesi i sotëm. Temperaturat janë ulur me disa gradë, teksa vendi është përfshirë nga reshje shiu të lehta.

Megjithatë pritet që reshjet të intensifikohen ndjeshëm në zonën Durrës-Tiranë-Elbasan-Rrogozhinë gjatuë orëve në vijim. Siç bëhet me dije nga stacionet meteorologjike rajonale, reshjet do të jenë më të dendura në këtë zonë duke filluar nga ora 15:00 e ditës së sotme deri në orët e vona të mbrëmjes.

Sa i përket pjesës tjetër të vendit, reshjet e lehta do të vijojnë deri mëngjesin e nesërm, ndërsa veriu do të ketë mot të kthjellët duke nisur nga paraditja e ditës së enjte dhe në vijim.

Moti do të përmirësohet edhe në jug gjatë ditës së nesërme duke filluar nga mesdita. /albeu.com


Shtuar 15.03.2023 14:36