Vendi pritet të përfshihet nga reshje shiu duke filluar nga orët e vona të mbrëmjes së sotme. Siç raporton Meteoalb si edhe stacionet meteorologjike europiane, fillimisht nga reshjet do të përfshihet rajoni verior i vendit.
Me kalimin e orëve, reshjet do të përfshijnë edhe pjesën qendrore dhe perëndimore të Shqipërisë për ta kapur kulmin pasiten e nesërme, ku e gjitha zona jugore do të përfshihet nga reshje intensive.
Të lidhura
None found
Pritet që në këtë rajon të bien reshje deri në 30 mm shi duke rritur kështu edhe rrezikun e përmbytjeve, ndërkohë që Ultësira Perëndimore si edhe zona qendrore e vendit do të përfshihen nga reshje deri në 10mm.
Klikoni KËTU për të parë hartën live./albeu.com/
