Haradinaj në Hagë: Jam rritur në burgjet serbe

Ish-nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj ka folur në Gjykatën Speciale në Hagë.

Haradinaj ka thënë se deri në moshën 17-vjecare është rritur në Kosovë.

Duke u përgjigjur në pyetjet e avokatit mbrojtës në Gjykatën Speciale në Hagë, Haradinaj tha se një pjesë të jetës e ka kaluar në burgjet serbe, shkruan Gazeta Express.

Ai foli edhe për emigrimin e tij në Suedi. “Po jam rritë një pjesë të jetës në Kosovë deri në moshën 17 vjeçare e gjysmë, ndërsa pjesën tjetër të jetës jam rritë në burgjet serbe. Derisa në vitet 90-të kam kaluar si klandestin në Suedi”, deklaroi Haradinaj.

Më pas, Haradinaj në seancën gjyqësore tha se në Suedi nuk ka qëndruar me dëshirë. Ai tha se ka qenë i detyruar që të shkojë atje.

“Edhe në Suedi në një mënyrë unë isha dhunshëm, pa dëshirën time. Unë nuk kisha dalë që të kërkojë të mira ekonomike qysh kanë dalë shumë, por kisha dalë prej dhune. Atje kom pas rrogë shumë të mirë, në vlerë prej pesë mijë euro neto por dëshira dhe nostalgjia ime ishte që të kthehesha në Kosovë. Përktheja dy gjuhë”, deklaroi Haradinaj./albeu.com/


Shtuar 11.01.2022 12:07