Haradinaj bën thirje: Kosova duhet të mbrohet dhe me jetë

Ramush Haradinaj ka qenë sot në zyrën e Kryeministrit në kohën që është ftuar por Kurti nuk ka qenë aty.

Haradinaj thotë se qëndrimi i tij për situatën në veri është i qartë dhe ai nuk ndryshon kurrë, pavarësisht nëse vjen Kryeministri në takim apo jo.

“I jam përgjigjur kërkesës për takim me Kryeministrin në orën 9 dhe unë në këtë orë isha në zyrën e tij, por ai nuk ishte aty”, tha Haradinaj në postimin e tij në Facebook.

“Takimi do të duhej të ishte informativ për situatën e sigurisë në veri.

Qëndrimi im për situatën në veri është i qartë dhe ai nuk ndryshon kurrë, pavarësisht nëse vjen kryeministri në takim apo jo!”

“Kosova duhet të mbrohet edhe me jetë.Gjithmonë me mbrojtësit e Kosovës!
Unë kam qenë dhe jam në Kosovë dhe për Kosovën në çdo kohë dhe situatë.
Koordinimi me aleatët tanë duhet të jetë i përhershëm!” – ka shtuar Haradinaj. /albeu.com/


Shtuar 26.09.2021 15:25