Këtë të mërkurë, me anë të një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ka shpërndarë disa fotografi nga Konferenca e Tretë Qeveritare e mbajtur të martën paradite për grup-kapitullin e marrëdhënieve me jashtë, të sigurisë e mbrojtjes.
Kreu i qeverisë shqiptare, shkruan se takimi dje ishte një tjetër ditë krenarie për rrugëtimin e Shqipërisë për në BE.
Rama ka shprehur bindjen se vendi do të jetë pjesë e Bashkimit Europian brenda vitit 2030.
“Mirëmëngjes dhe me FotoALBUMIN e një tjetër dite krenarie të marshimit tonë drejt objektivit historik të anëtarësimit të Shqipërisë në BE brenda vitit 2030, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.