Hapet shkolla për barinj në Itali

Një vit më parë ministrja jonë e Bujqësisë, Frida Krifca, tha se në Shqipëri do të hapej një akademi për barinjtë.

Por deklarata e ministres mbeti vetëm në fjalë. Megjithatë një tjetër vend shumë afër Shqipërisë ka bërë realitet atë që ministrja Krifca planifikonte për Shqipërinë.

Në Italinë fqinje është hapur një shkollë për bariinj. Mediet italiane bëjnë me dije se të interesuarit kanë nisur plikimet për tu regjistruar në shkollën e barinjve.

Hapja e shkollës se barinjve është fryt i bashkkëpunimit të projektit “Life ShepForBio” të bashkëfinancuar nga Bashkimi Europian.

Në mesin e tetë personave të përzgjedhur për shkollën e barinjve janë katër djem dhe katër vajza, shtatë janë nën tridhjetë vjeç dhe vetëm një është nën dyzet./albeu.com/


Shtuar 3.04.2023 15:26