Hapet një prej tuneleve te sheshi “Shqiponja”, lehtësohet lëvizja nga Tirana në Durrës (VIDEO)

Hapet për qarkullimin e automjeteve tuneli numër 4 në nyjen “Shqiponja”. Ky tunel, do të mundësojë qarkullimin  e automjeteve që dalin nga Tirana në drejtim të Durrësit.

Ministrja Belinda Balluku tha se po punohet edhe për hapjen e tuneleve të tjera për të bërë të mundur qarkullimin e lirë.

“Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për vendosjen e sinjalistikës dhe qarkullimin e duhur pa probleme të automjeteve,” tha Balluku.


Shtuar 16.03.2021 14:16