Hapet aksi Qukës-Qafë Plloçë/ Rama pritet me daulle dhe flamuj kuq e zi nga banorët e zonës

Kryeministri Edi Rama dhe Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku janë të pranishëm në inaugurimin e aksit Qukës- Qafë Plloçë, ku prej ditës së sotme do të jetë i aksesueshëm për të gjithë automjetet.

Kryeministri është pritur me daulle, muzikë dhe flamuj kuq e zi nga banorët e zonës.
Ky aks është një arterie me rëndësi jetike për Juglindjen e vendit dhe pritet të shkurtojë ndjeshëm kohën për të përshkuar distancën nga Tirana deri në Korçë.
Pas një pritjeje 16-vjeçare, tashmë distanca Tiranë-Korçë do përshkruhet vetëm për 1 orë e 30 minuta.
Ky aks jo vetëm do të lehtësojë qarkullimin drejt juglindjes, por krijon mundësi zhvillimi për të gjithë zonën, duke nxitur më tej turizmin, por edhe sektorin bujqësor.

Të lidhura

None found


Shtuar 5.09.2025 13:40