Po shkoni për të votuar? Zbuloni mënyrën e saktë që vota juaj të quhet e vlefshme

Sot ju do të votoni për të zgjedhur 140 deputetët e Kuvendit të Shqipërisë për 4 vitet e ardhshme. Por si do të votoni, cila është procedura?

Hap pas hapi si duhet të votoni:

Votohet vetëm me një fletë votimi. Fleta e votimit përmban listën e partive politike apo koalicioneve, numrat e kandidatëve të çdo partie, apo koalicioni, si dhe emrin e kandidatit të pavarur në qarqet përkatëse.

Vendos shenjën X ose + në kutinë përbri partisë apo koalicionit që do zgjidhni.

Vendos shenjën X ose + në kuadratin poshtë numrit të kandidatit që do të votoni.

Ju mund të votoni vetëm për një parti politike, ose vetëm për një koalicion dhe mund të votoni vetëm për kandidatin e asaj partie, apo atij koalicioni që keni zgjedhur.

Ju mund të votoni vetëm për partinë politike, ose koalicionin, pa votuar ndonjë kandidat të partisë, apo koalicionit.

Ju mund të votoni edhe vetëm për një kandidat nëse nuk dëshironi të votoni partinë, apo koalicionin të cilit i përket kandidati.

Kujdes!

Te gjitha mënyrat e tjera të votimit janë të pavlefshme! Për të verifikuar  numrin që i takon çdo kandidati, në çdo qendër votimi, të çdo qarku,  pranë çdo dhome fshehtësie do të jetë lista me emrat

e kandidatëve të qarkut përkatës.

Shtuar 25.04.2021 08:04